Site icon Telegrafi

Pezullimi i licencave, Petrol Company del me njoftim për konsumatorët

Një ditë më parë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka njoftuar se ka pezulluar licencat për katër kompani të derivateve, ndërkaq sot Petrol Company ka dal me njoftim për konsumatorët.

Petrol Company shkruan se në Petrol Company nuk është gjetur ose identifikuar asnjë shkelje.

Ata përmes reagimit thonë se do të ushtrojnë ankesa si dhe do të ndjekin të gjitha rrugët e nevojshme ligjore.

Lexo po ashtu U pezullohet licenca katër kompanive të naftës

“Njoftojmë të gjithë konsumatorët që Petrol Company sh.p.k. disponon të gjitha licencat për import, deponim, shitje me shumicë dhe pakicë. Sa i përket lajmit të djeshëm për Petrol Company sh.p.k., sqarojmë se MINT dhe Doganat e Kosovës kanë revokuar licencat/autorizimet e lëndës së parë për përpunim. Gjithashtu e bëjmë të ditur se në Petrol Company sh.p.k. nuk është gjetur ose identifikuar asnjë shkelje, prandaj brenda afateve ligjore do të ushtrojmë ankesat tona dhe për të ndjekur të gjitha rrugët e nevojshme ligjore”, thuhet në reagimin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version