Telegrafi

“Pezullimi i Këshillit për furnizime publike nënkupton hapje të derës për korrupsion”

Me pezullimin e Këshillit për furnizime publike, Qeveria e LSDM-së hap derën e korrupsionit dhe tenderëve kriminal dhe qëllimi i këtij veprimi është eliminimi i çdo faktori kufizues me të cilin mund të sigurohet ligjshmëri e furnizimeve publike, thonë nga OBRM-PDUKM në lidhje me vendimin e Qeverisë për pezullimin e Këshillit për furnizime publike.

“Pezullimi i Këshillit për furnizime publike do të nënkuptojë fshirje të një mekanizmi të rëndësishëm kontrollues dhe me sa duket Qeverisë i pengojnë tenderët e ligshëm”

Nga OBRM-PDUKM thonë se ky këshill garanton ligjshmëri të procedurës për furnizime publike, gjë që është kërkesë e Bashkimit Evropian, ndërsa LSDm-ja dëshiron ta eliminojë për të siguruar mundvsinë për keqpërdorime dhe kompanitë e personave të afërt me Qeverinë të pasurohen ndërsa tatimet për qytetarët të rriten./Telegrafi/