Site icon Telegrafi

Pezullimet e Twitter për aplikacionet e palëve të treta “janë të qëllimshme”, ende nuk ka komunikim publik

Të enjten mbrëma, klientëve të palëve të treta të Twitter iu ndalua puna e tyre në një lëvizje e cila mund të konkludohet që është e qëllimshme. Një raport tani e konfirmon rastin.

Sipas The Information, një inxhinier i lartë i Twitter komunikoi brenda kësaj jave se “pezullimet e aplikacioneve të palëve të treta janë të qëllimshme”. Komunikime të tjera të brendshme (Slack) të parë nga gazeta zbulojnë se Twitter po punon në “pikat e miratuara të bisedës” për partnerët, por nuk është e qartë se kur do të jenë gati.

Që nga atëherë, Twitter, duke përfshirë edhe reaguesin e zakonshëm Elon Musk, nuk kanë njoftuar për largimin e aplikacioneve të palëve të treta. Kompania nuk ka ekip për marrëdhëniet me publikun, përderisa zhvilluesit e këtyre klientëve kanë pasur fatin e njëjtë, dhe kanë dhënë mesazhet e tyre në lidhje me shpjegimin e situatës, raporton 9to5google, transmeton Telegrafi.

The Information vë në pah se “shumica e punëtorëve të Twitter, duke përfshirë edhe shumicën e atyre personave që punojnë në platformën e zhvilluesve janë pushuar nga puna”.

Për një kohë, klientët e palëve të treta në Twitter konsideroheshin si një “shesh lojërash i dizajnit të UI” dhe përkoi me rritjen e telefonave inteligjentë. Pas kësaj periudhe, Twitter bllokoi dhe kufizoi numrin e përdoruesve që klientët mund të kishin, dhe kjo çoi në një ngrirje në aplikacionet e reja.

Qëllimi për t’i bërë përdoruesit të përjetojnë Twitter përmes aplikacioneve zyrtare ishte i njëjtë atëherë si sot, por Twitter kurrë nuk e bllokoi plotësisht qasjen. Përpara blerjes së Elon Musk, marrëdhëniet midis Twitter dhe zhvilluesve të palëve të treta u përmirësuan me veçori të reja për API-të.

Duke ecur përpara, është e paqartë nëse ai përqafim i aplikacioneve të palëve të treta do të kthehet si të ardhura dhe reklama është shtytja kryesore e Twitter-it në pronësi të Musk. Drejtori Ekzekutiv thuhet se po miraton personalisht ndryshimet dhe ka njoftuar një varg ndryshimesh të ardhshme në përvojën që synon të nxisë angazhimin.

Ndryshimet kanë kuptim nga pikëpamja UX, por mbetet për t’u parë nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për t’i mbajtur njerëzit në rrjetin social në dritën e gjërave të tjera, si një rritje në reklama. /Telegrafi/

Exit mobile version