Telegrafi

Pezho dhe Micibushi nuk bashkohen

Në kumtesën e përbashkët të panairit të automobilave në Gjenevë, kompanitë theksuan se aleanca financiare “nuk është e dëshirueshme në kushtet rrjedhëse”.

Gazeta e përditshme afariste japoneze “Nikei” paraprakishtë shkruante se dy prodhuesit e automobilave janë në fazën përfundimtare të negociatave për bashkim, në të cilën Pezho-Citroen planifikon të blejë 30 deri në 50 për qind të aksioneve në prodhuesin e katërt më të madh japonez të automobilave.