Të arrestuarit, pasi kishin kërcënuar me armë një qytetar, i shkatërruan automjetin dhe më pas prishën një biznes privat pranë zonës. Pas ndalimit të agresorëve, gjatë kontrollit rutinë në banesën e njërit prej tyre, u zbulua edhe arsenali i armëve.
Mësohet se banesa ishte e shtetasit Armand Peza aty policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 6 copë armë zjarri automatik model 56 dhe model 54, granatëhedhës, një pushkë snajper, dy dylbi snajperi, 20 copë krehëra arme zjarri, 9 copë predha granatëhedhëse të lehta antitanke si dhe 6100 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, raportoi AS./Telegrafi/