Telegrafi

Peugeot vjen me modelin e ri ‘3008 GT’ (Foto)

Prodhuesi francez i veturave, Peugeot, e prezantoi javë më parë një model të ri të 3008 SUV, ndërsa tani kjo kompani ka zbuluar një model të ri të quajtur Peugeot 3008 GT.

Peugeot 3008 GT është modeli më sportiv në vargun e modeleve të 3008 SUV, i cili vjen me shumë përditësime e me tipare më sportive se modeli standard, transmeton koha.net.

Vetura ka motorin 2.0 litërsh BlueHDi 180 (Stop&Start) EAT6 me gjashtë shpejtësi automatike, i cili ofron një nivel të lartë të performancës.

Nën linjën GT, vetura ka edhe një model tjetër të motorit, që thuhet se është më sportiv.

Peugeot 3008 SUV, GL line dhe versioni GT, do të mund të porositen nga kjo kompani që nga nëntori i këtij viti, ndërsa çmimi i tyre ende nuk është zbuluar.