Site icon Telegrafi

Peugeot shënon ‘hat-trick’ në Rally Dakar 2017 (Foto/Video)

Peugeot shënon hatrick ne Dakar Rally 2017 me modelin më të ri Peugeot 3008DKR me shoferët e mirënjohur, të cilët u renditen në tre pozitat e para, ku fitues ishte Stephane Peterhansel, duke u pasuar prej Sebastien Loeb dhe Cyril Despres.

Kjo garë ishte e gjatë 9,000 kilometra dhe është organizuar në tre shtete të ndryshme, ku kalonte përmes Paraguait, Bolivisë dhe Argjentinës.

Etapa e fundit ishte Argjentina dhe në podiumin e Buenos Aires, triumfuese si asnjëherë tjetër ishte Peugeot, ngjarje kjo që shënon fillimin e sukseseve për modelin e fundit Peugeot 3008 SUV që është lansuar në mbarë botën, po ashtu edhe në Kosovë.

Peugeot 3008DKR triumfon dhe e përsërit suksesin e vitit të kaluar – PEUGEOT 2008DKR – për të lënë gjurmë menjëherë në rally-n më të vështirë në botë.

Forma e veçantë e veturës Peugeot 3008 SUV mundëson aerodinamik të posaçme e cila ka favorizuar këtë veturë për të arritur shpejtësi më të lartë, dhe shpejtësia maksimale e arritur ishte 203 km/h

Stephane Peterhansel – Fituesi i Dakar Rally 2017

“Kjo është një fitore e mrekullueshme për PEUGEOT dhe kam qenë shumë i kënaqur që kisha një makinë të jashtëzakonshme. Kemi pas konkurrencë të ashpër, jo vetëm nga shoferët e skuadrës tonë, por edhe nga ata të ekipeve të tjera.

Dueli me Sebastien Loeb (shoferi tjetër i Peugeot që u rendit i dyti) ishte intensiv dhe gjithashtu mjaft stresues. Në të njëjtën kohë, kemi kemi kaluar momente shumë të mira gjatë vozitjes. Kjo garë nuk ishte e lehtë, sepse Sébastien është një kampion i dëshmuar dhe është jashtëzakonisht i shpejtë, dhe ka mjaft përvojë të menaxhimit të garave nga pozitat e para, kështu që, nuk ishte garë e hapur për ne dhe siç mund të shihet kemi dallim shumë  të vogël që na ndan në finish”.

 

 

 

Exit mobile version