Telegrafi

Peugeot RCZ, shpallet automjeti më i bukur i vitit

RCZ, i cili fillimisht ka qenë një automjet koncept, është një përmbledhje e emocioneve dhe një fazë e re në historinë e Peugeot.

Ky kupe 2+2 ka stil të ekspozuar dhe energjik i cili që prej paraqitjes së tij ka nxitur interesim të madh të publikut.

 

RCZ i është paraqitur publikut në panairin e automjeteve në Paris, ku Peugeot ka paralajmëruar shpërndarjen e 200 automjeteve në kuadër të edicionit special RCZ e të cilat brenda 48 orëve janë rezervuar.

Shpërblimin për automjetin më të bukur, të cilin Peugeot e ka fituar katër herë deri më tani, për këtë kompani e cila feston 200 vjetorin e themelimit është shumë i rëndësishëm sepse parasheh një të ardhme të ndritur, është thënë nga ky prodhues francez.

RCZ është një automjet modern, i cili prej fillimit të muajit prill të këtij viti do të shpërndahet në mbi tridhjetë shtete të botës, ku do të jetë një ambasador i denjë për elegancën dhe imazhin sportiv të Peugeot.