Site icon Telegrafi

Peugeot dhe Jeep me drejtues të rinj

Stellantis ka promovuar Antonella Bruno në krye të markës së saj Peugeot në Evropë nga roli i saj aktual që drejton biznesin e Jeep-it në rajon, ndërkaq shefi i ri i Jeep për Evropën është Eric Laforge, i cili aktualisht është në krye të njësisë së veturave të lehta komerciale të Stellantis për rajonin.

Rajoni i Evropës i Stellantis përfshin vendet nga zonat e Euroazisë dhe Ballkanit.

Bruno, një italiane e diplomuar në ekonomi, karrierën e saj në Ford në Itali e filloi në vitin 2000, ku rolet e saj përfshinin menaxhere marke, specialiste çmimesh dhe drejtoreshë për komunikim dhe media. Bruno u transferua te Fiat në vitin 2007 dhe u promovua në krye të Lancia në 2013. Ajo ka udhëhequr biznesin evropian të Jeep që nga viti 2020, transmeton Telegrafi.

Antonella Bruno

Shefi i ri i Jeep për Evropën, Laforge, e filloi karrierën e tij me Alfa Romeo në vitin 1990. Pas disa vitesh eksperience komerciale në Francë dhe Itali, ai ishte drejtor ekzekutiv i FCA Zvicër duke filluar nga viti 2011, më pas drejtori ekzekutiv i FCA Gjermani nga 2013 dhe drejtor i FCA në qendër Evropa nga 2019.

Laforge u bë kreu i Fiat Professional në vitin 2020 dhe u emërua kreu i rajonit të zgjeruar të Evropës për Stellantis në 2021-shin. Ai është i diplomuar në EGS Finance në Paris, ndërsa Bruno, e cila ishte emëruar Ylli në Ngritje për vitin 2015 nga Automotive News Europe, do të ketë një rrol më të madh brenda Stellantis tek marka Peugeot, e cila sa i përket shitjeve gjatë vitit të kaluar, u rendit në pozitën e 5të.

Eric Laforge

Në vitin 2022, Peugeot në Evropë shiti 619,173 vetura, një rënie prej 15 për qind, për të cilën udhëheqësit e markës fajësojnë problemet me dërgesa dhe mungesat e pjesëve. Sipas shifrave nga grupi i industrisë ACEA, Peugeot kishte 5.5 për qind të tregut vitin e kaluar, nga 6.2 për qind në vitin 2021.

Shitjet e veturave të Jeep në Evropë vitin e kaluar ranë për 20 për qind, apo thënë ndryshe me shifra në 103,174 njësi të shitura. Marka kishte një pjesë të tregut prej 0.9 përqind, nga 1.1 përqind në 2021. /Telegrafi/

Exit mobile version