Prodhuesi francez i veturave Peugeot, ka paralajmëruar modelin e ri në gamën e saj që bartë emrin e vjetër – pra modelin 408.
Në një kumtesë të shkurtër për media, prodhuesi francez ka njoftuar se vetura e re kombinon karakteristikat e modelit SUV me siluetën e “fastbackut”, që nënkupton se do të ketë formën e një coupe – me pesë dyer, transmeton Telegrafi.
Përveç kësaj, thuhet se Peugeot 408 i ri do të jetë një veturë globale – që mund të pritet në të gjitha tregjet e botës, pra jo vetëm në Evropë.
Detajet tjera do t’i mësojmë pas prezantimit zyrtar që është paralajmëruar në fund të qershorit. /Telegrafi/
You've been waiting 4 it. Prepare 4 the unexpected. New #Peugeot408 #PlugInHybrid pic.twitter.com/dIkivkrfTU
— Peugeot (@Peugeot) May 31, 2022