Prokuroria Speciale Publike ka marrë një numër të madh dokumentesh nga Arkiva shtetërore në kuadër të procedurave parahetimore të saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Drejtori i Arkivës, Filip Petrovski, ka konfirmuar për Tv Telma se PSP-ja ka marrë dokumente të ndryshme që lidhen me projektin ”Shkupi 2014”. Mirëpo, PSP-ja nuk ka dhënë informacione në këtë drejtim.
Të dy palët thonë se bashkëpunimi ka qenë mjaft korrekt, megjithatë Petrovski konsideron se PSP-ja është autore e informatave të rrejshme që u paraqitën në internet, për gjoja incidente në Arkivë, ndërmjet atij dhe prokurorëve, ku është përfshirë edhe policia.
Ai madje e akuzon PSP-në se ka dirigjuar sulme ndaj tij në opinionin publik./Telegrafi/