Site icon Telegrafi

Petrovski: Kemi të regjistruar dëshmi se Mickoski e ka neutralizuar anëtarësinë që të mos shkojë në protesta

Filip Petrovski nga fraksioni i Partisë Demokratike të OBRM-PDUKM-së në një deklaratë për portalin “Fokus” thotë se nuk priste mbështetje nga udhëheqësi Hristijan Mickoski për protesta kundër marrëveshjes me Greqinë dhe pretendon se Mickoski është në një marrëveshje sekrete me Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mitckoski kontrollohet nga mentorët e tij nga ambasadat e huaja. Ai nuk është i interesuar për OBRM-në, as anëtarësimin, as Maqedoninë. Është një njeri që duhet të luajë një rol në skenarin e goditjes së Maqedonisë dhe tashmë e luan atë. Herë pas here, ai bën shëtitje përgjatë rrugëve, si në Manastir, për të nxitur anëtarësinë që ai po bën diçka. Ai nuk e meriton të jetë kryetar i OBRM-së duhet të japë dorëheqjen, e ka njollosur emrin e OBRM-së. Në ditët e fundit që ai punon në mënyrë aktive për të neutralizuar anëtarësimin nuk shkon në protesta për të cilat kemi dëshmi audio dhe video. Disa prej tyre mund të botohen së shpejti. Kur njerëzit u rrahën kur policia ishin në ofensivë kundër popullit ai ishte në dasmë. Ashtu nuk sillet një lider i OBRM-së”, tha Petrovski.

Sipas tij, Mickoski nuk ka kontroll mbi të gjithë deputetët e OBRM-PDUKM-së, por kur vjen votimi mbi ndryshimet kushtetuese për emrin, atëherë disa nga deputetët kërcënuar dhe të kërcënuarit me akuza penale do të votojnë për ndryshimet. /Telegrafi/

Exit mobile version