Filip Petrovski nga Fraksioni Demokratik i OBRM-PDUKM-së, në protestë para parlamentit të sotëm tha se kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov janë tradhtarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai dëshiron të tërheqë marrëveshja për emrin të nënshkruar me Greqinë.
Petrovski i kërkon Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski të japë dorëheqjen sepse ai i ka rrahur gratë dhe fëmijët.
“Unë i bëj thirrje deputetëve të LSDM-së të japin dorëheqjen të parevokueshme. Unë u bëj thirrje deputetëve të OBRM-PDUKM-së që të japin dorëheqjet nesër të parevokueshme dhe të vijnë këtu me ne. Ju ftoj të gjithëve, ju jeni shpresa e fundit e Maqedonisë, nxirrni njerëzit në rrugë, edhe diasporën e thërras me avionë, anije që të vijnë”, tha Petrovski. /Telegrafi/