Site icon Telegrafi

Petrovski edhe pas gabimit procedural në Arkivin shtetëror, emërohet profesor

Është shfuqizuar zgjedhja për bashkëpunëtorin e lartë shkencor të Institutit për Histori Nacionale (IHN), të Filip Petrovskit, drejtor i Arkivit shtetëror, për shkak të gabimit procedural të organeve të Institutit, shkruan “SDK”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duke pasur parasysh që lëshimi i cili është konstatuar në afatin e caktuar ligjor nga komisioni recenzues, e cili nuk është e obliguar për veprime procedurale, kurse me qëllim të jenë të respektuar urdhëresat ligjore për zgjedhje të parakohshme, ku në afatin prej 15 ditëve e ka tërhequr referatin e publikuar për zgjedhje të bashkëpunëtorit të lartë shtetëror të Dr. docentit Filip Petrovski”, qëndron në arsyetimin e Komisionit recensues.

Filip Petrovski në vitin 2010 u bë doktor i shkencave politike dhe në vitin 2012 u bë docent në fushën e shkencave politike të lëndeve të Evropës Juglindore në marrëdhëniet transatlantike dhe historisë politike bashkëkohore të Maqedonisë, pranë Universiteti për Studime të Europës Juglindore në “Euro-Ballkan “në Shkup. Në karrierën e tij politike, është shkruar se ishte kryetar i Bashkimit të Rinisë së OBRM-PDUKM-së nga viti 1997 deri 2000. Në vitin 2011 formoi partinë Demokratike djathiste. Në vitin 2012 u bë e ditur se e gjithë partia me të u kthyen në OBRM-PDUKM. /Telegrafi/

Exit mobile version