Telegrafi

Petrovski: BDI nuk është parti, është strukturë terroriste (Video)

BDI nuk është parti, BDI është strukturë terroriste të cilën Perëndimi në vitin 2001 e transformoi në parti. Ata i kanë borxh sponsorit të tyre, sepse nga to krijuan edhe strukturë terroriste edhe strukturë politike. Ky është një borxh që nuk harrohet dhe nuk paguhet, kështu ish deputeti dhe drejtori aktual i Arkivit shtetëror, Filip Petrovski në emisionin „Kuorum“ të RML e komenton zmbrapsjen nga premtimet e fuqishme të cilat para do kohësh i dha lideri Ali Ahmeti rreth zgjedhjeve të 5 qershorit, transmeton Telegrafi Maqedoni

Petrovski është i qëndrimit se BDI nuk do të kishte asnjë ndikim nëse maqedonasit do të ishin të unifikuar… Vlera e tyre është aq e madhe sa që është përçarja midis maqedonasve, thekson ai.

– Ata tani mund të bëjnë ankand nëse do të ketë zgjedhje ose jo, me sustë të shtypur nga ndonjë ambasadë. Por qytetarët e dinë dhe janë të vetëdijshëm për atë se çfarë është duke ndodhur, beson Petrovski.

Ai mes tjerash thotë që nuk ekziston mundësi juridike për shtyrje të sërishme të zgjedhjeve dhe e përkujton deklaratën e ambasadorit amerikan Jess Baily, të cilën e dha para Qeverisë, kur e përmendi si datë të mundshme 5 qershorin.

“I pari këtë datë e përmendi Jess Baily. Nuk ia ofroi as OBRM-PDUKM, as e tha Zaev. Ai garantoi se në 5 qershor do të mbahen zgjedhjet“, sqaron Petrovski.

Por sipas tij, Zaev, nuk ka duruar deri më 5 qershor, edhe pse ka një listë të pastër si loti. Sipas Petrovskit edhe një shtyrje e zgjedhjeve do të sjell kaos plotësues në vend, para së gjithash në plan ekonomik. Prandaj siç thotë ai, kush dëshiron mund të merr pjesë në zgjedhje, kush nuk do, nuk e ka patjetër./Telegrafi/

/Telegrafi/