Telegrafi

Petrovska: Të pavërteta akuzat e Çulev për bashkëpunim me strukturat kriminale

Zëvendës Ministrja plotësuese për punë të brendshme, Sllavjanka Petrovska publikoi shkrim në profilin e saj në rrjetin social facebook ku i vlerëson si plotësisht të pavërteta akuzat e ministrit të ri teknik të MPB-së, Naqe Çulev në lidhje me vendimet joligjore dhe bashkëpunim me strukturat kriminale, përcjell Telegrafi.

Sipas saj, të gjitha aktet e nënshkruara janë në përputhshmëri me ligjet dhe rreguloren e MPB-së. “Edhe pse OBRM-PDUKM paralajmëroi person të ri, asesi t’i harrojnë vetitë e vjetra. Vazhdojnë të përhapin lajme të rreme se në MPB nuk ekziston statistikë komparative për gjendjen e kriminalitetit në periudhën kur në krye të MPB-së ka qenë Oliver Spasovski. Në të kundërtën, e vërteta është se jo vetëm që ka analizë, por tregon rezultate të jashtëzakonshme në krahasim me periudhën kur kjo ministri udhëhiqej nga OBRM” shkruan Petrovska./Telegrafi/