Telegrafi

Petrovska: Rasti ‘Fitnesi’ nuk është mbyllur, ende nuk është vërtetuar data e saktë e incizimit

Zëvendësministrja shtesë e MPB-së, Slavjanja Petrovska tha se rasti ‘Fitnesi’ ende nuk është mbyllur, për shkak se nuk është vërtetuar data se kur është incizuar Hristijan Mickoski në fitnes në kohën kur janë të ndaluara me punë.

“Raporti ende mbetet i hapur për rastin ‘Fitnesi’. Dysimet mbeten pasi që në portali u tha se Mickoski ka qenë në fitnes gjatë kohës kur ka qenë e ndaluar. Ministri u përpoq ta mbrojë, por raporti ende është i hapur, për shkak se hard disqe e videove janë në ekspertizë”, tha Petrovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo tha hetimi nuk mund të mbyllet nëse nuk vërtetohet saktë se kur është incizuar ajo video.

“Pikërisht për këtë është edhe hetimi për hard disqet nëse është fshirë diçka”, tha Petrovska./Telegrafi/