Ish-ministrja e Mbrojtjes, aktualisht deputete e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska, për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se Qeveria nuk ka kapacitete për të bashkuar Agjencinë për Siguri Kombëtare dhe Agjencinë për Kundërzbulim.
Pret se do të miratohet ligji që të ndryshohet drejtori i tashëm i ASK-së, emërimi i të cilit shkaktoi skandale. sepse sipas aludimeve nga LSDM, i njejti ka diplomë fallco për njohjen e gjuhës angleze.
“Druaj se me presion të këtij skandali që lidhet me drejtorin e ASK-së, ata do të përpiqen që ta bëjnë sa më shpejtë të jetë e mundur dhe nuk do të befasohesha nëse në periudhën e ardhshme deri në fundvit, ky ligj të dorëzohet në Kuvend dhe mendoj se kjo do të jetë një mënyrë “elegante” se si ta heqin këtë drejtor dhe të emërojnë një të ri në shërbimin e përbashkët të intelegjencës” – tha Petrovska.
Për zhvillimet partiake, ajo tha se në nëntor do të mbahet Kongresi i 30-të i LSDM-së, ku do të zgjidhet Kryesia e re Qendrore dhe do të bisedohet për politikat e ardhshme të partisë.