Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Slavjanka Petrovska në panel-diskutimin “Zgjedhjet e lira kundrejt propagandës së zezë” që e organizon ‘Civil’ tha se para një muaji kur u formua Qeveria teknike ka qenë optimiste se në MPB, pa marrë parasysh ndryshimeve brenda do të sigurohen kushte për zbatimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike.
“Një muaj më vonë unë nuk jam pesimist, por nuk jam aq e bindur,kjo s’do të thotë se nuk do të ketë zgjedhje fer, por gjatë këtij muaji, me atë që opinioni kishte mundësi të shohë se çfarë ndodhë në MPB, po ndodhin veprime që në opnion nuk lihen përshtypje se po përgatitemi për zgjedhje fer dhe demokratike”, tha Petrovska.
Sipas saj MPB është një ndër organet më të ndjeshme dhe nuk duhet të futet brenda politikë ditore.
“Duhet të dërgojmë mesazh se MPB në mënyrë profesionale do t’i organizojë zgjedhjet. Ato ndërhyrje të partive në punën e ministrisë duhet t’i harrojmë”, tha Petrovska./Telegrafi/