Deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska sot në një konferencë për media në Kuvend, theksoi se OBRM-PDUKM-ja ka konfirmuar se Bojan Hristovski në mënyrë të kundërligjshme është emëruar drejtor i ASK-së.
Sipas saj, kjo rezulton nga seanca e sotme e Komisionit për mbikëqyrjen e punës së ASK-së dhe AI-së.
“Ikin nga përballja me publikun për këtë çështje. Duke abuzuar me shumicëm, ata sot kanë penguar mbajtjen e seancës dhe diskutimit për çështje, përgjigjet e të cilave i pret i gjithë opinioni.
Tirania e shumicës dhe mungesa e plotë e një procesi demokratik për shtetin ligjor. Është ndëshkim për një shumicë të tillë parlamentare që të bëjë reforma në shërbimin e sigurisë”, theksoi Petrovska.
Deputetja mendon se është e pakuptueshme që në një komision që supozohet të mbikëqyrë, shumica të jetë shumica qeveritare. Në koordinim me kolegët e tjerë partiakë nga LSDM-ja, Petrovska do të iniciojë ndryshimin e Rregullores së punës./Telegrafi/