Site icon Telegrafi

Petrovska: Nuk ka pasur asnjë hezitim nëse do t’i ofrohet ndihmë Sllovenisë

Ushtarët e Maqedonisë në Slloveni po marrin pjesë në operacione humanitare për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet katastrofike që përfshiu këtë vend.

Në hapjen e urës në këtë komunë në rajonin e Karintit, ministri slloven i mbrojtjes Marjan Sharec, duke falënderuar inxhinierët që kontribuan në ndërtimin e urës, tha se kjo është një urë e rëndësishme për popullatën vendase dhe ekonomisë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Sllovene, nënkolonel Robert Glavash, në vënien në punë të urës theksoi se ura është ndërtuar së bashku me ushtarët e ARM-së.

“Ushtria sllovene që nga fillimi ka bashkëpunuar për largimin e pasojave të përmbytjeve. Ndihmoni ku të mundeni. Mendoj se ndihma është e madhe. Këtë urë e ndërtuam së bashku me pjesëtarët e ushtrisë maqedonase për katër-pesë ditë”.

Më pas, ministrja e mbrojtjes Slavjanka Petrovska në profilin e saj në Facebook ka deklaruar se ndihet krenare për ushtarët e RMV-së që ndihmuan kolegët e tyre sllovenë për të ndërtuar një urë në Mezhicë, për vetëm pak ditë.

“Maqedonia e Veriut qëndron së bashku me Slloveninë. Kjo është një tjetër dëshmi se ne jemi më shumë se aleatë. Të gjithë jemi më të fortë kur qëndrojmë së bashku. Të vazhdojmë këtë frymë bashkimi dhe ndihme, gjithmonë dhe kudo”.

“Në Slloveni gjeten 100 anëtarët nga ARM të cilët ndihmojnë për rehabilitimin si pasojë e përmbytjes të cilët ndihmojnë në sanimin e dëmtimeve që kanë shkaktuar përmbytje, si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm të cilat ndodhën në javën e parë të këtij muaji. Ndihma u kërkua nga Sllovenia përmes mekanizmit të NATO-s QKEARF”, ka shkruar Petrovska.

Pjesëtarët e Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas vendimit të qeverisë, do të qëndrojnë në Slloveni për 30 ditë, ku do të përfshihen në operacionin humanitar për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia në zonat e përmbytura.

Exit mobile version