Në kufirin tonë jugor nuk ka rritje të numrit të migrantëve, por përsëri ekziston reziku në vend edhe pse presioni është në kufirin turko-grek, tha zv. ministrja për Punë të Brenshme, Sllavjana Petrovska.
“Jemi të informuar vazhdimisht nga policia greke dhe nga Fronteks dhe në koordinim me ata do të rritet numri i policëve nëse është e nevojshme”, tha Petrovska.
Ajo theksoi se problemi me migrantët në kufirin tonë do të jetë gjithmonë derisa nuk zgjidhet problemi aty nga buron.
“Neva na takon që të ndërmarrim të gjitha masat, që të ndërhyhet në kohë”, tha Petrovska./Telegrafi/