Site icon Telegrafi

Petroviq shton partinë, kërkon nga Qeveria themelimin e Asociacionit

Ish-kryetari i Komunës së Graçanicës, Boban Stojanoviq bashkë me krejt partinë e tij, Lidhja e Serbëve të Kosovës, ka kaluar në Partinë Liberale të Sllobodan Petroviqit, njofton Klan Kosova.

Me këtë rast Stojanoviq që ishte dikur kryetar i Graçanicës ka thënë se gjendja e serbëve në Kosovë është e rëndë, andaj duhet angazhim.

Nga ana e tij, kryetari i SLS-së që është njëherësh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq ka thënë se partia e tij po bëhet gati për zgjedhjet lokale dhe ka shtuar se pret që brenda disa ditësh Qeveria e Kosovës të marrë veprime të duhura për themelimin e Asocionit të Komunave me shumicë serbe, njofton Klan Kosova

 

 

Exit mobile version