Anëtari i LSDM-së, Andrej Petrov, për “24 Analiza” theksoi patriotizmi i vërtetë dhe mbrojtja e interesave të Maqedonisë është anëtarësimi i plotë në BE, duke shtuar se vendi i vendeve nga Ballkani Perëndimor është në BE dhe nuk ka alternativë tjetër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mbrojtja reale e interesave kombëtare është që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së, sepse ajo është mbrojtësi më i madh i interesave kombëtare. Bullgarizimi është kur 150.000 qytetarë të Maqedonisë së Veriut do të marrin pasaportë bullgare për të kërkuar një perspektivë ekonomike, përkundrazi ne duhet t’i ofrojmë këtu, si një vend anëtar i BE-së ku askush nuk ka nevojë të bëjë gjëra të tilla dhe kështu interesat kombëtare mbrohen më fuqishëm”, tha Petrov.
“Skrinigu është në vazhdim, dhe duhet të përdoret komuniteti politik evropian, vendet që nuk janë anëtare të BE-së në të njëjtën tryezë me anëtarët e BE-së për të shprehur angazhimet e tyre, pa kufizimet e zakonshme të organizimit të rreptë të BE-së”, theksoi Petrov, duke shtuar se duhet shfrytëzuar çdo mundësi për t’u ulur në tryezë me kolegët nga Evropa për të shkëmbyer mendime.
Ai theksoi se është në interes të shtetit ndryshimi i Kushtetutës dhe përfshirja e etnive të tjera në kushtetutën tonë./Telegrafi/