Restauranti i ri që karakterizohet me një ambient komod e relaksues dhe me ushqim të freskët e të shijshëm, është pjesë dhe brend i krijuar nga Petrol Company.
Hapja e restaurantit u bë në prani të klientëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të kompanisë.
Deri më tani Petrol Company restaurantin “Be Happy” në pikat e saj në Fushë Kosovë, Qyshk, Pejë, Gjakovë , Çagllavicë si dhe sot në Preoc.
“Be Happy” pritet që së shpejti të hap pikën e saj edhe brenda qytetit në Prishtinë, si restaurant ekskluziv me parking dhe ambient të kompletuar. Po ashtu, në proces të hapjes është edhe një pikë në lagjen Arbëria.
“Be Happy” njihet tashmë me një ushqim kualitativ dhe me një meny unike me specialitete të ndryshme, ku të gjitha ushqimet janë natyrale dhe me shumë shije.
Pika e re e restaurantit “Be Happy” e hapur sot, gjendet në rrugën Prishtinë-Ferizaj në piken e Petrol Company.
Artikull i sponsoruar