Site icon Telegrafi

Petrol Company tani edhe në Skënderaj – me çmimet më të lira në vend

Petrol Company vazhdon me shtrirjen e saj, tashmë edhe më afër qytetarëve të Skënderajt, duke hapur pikën më të re në qytetin e tyre, sot me 20 mars.

Vet drejtori i kompanisë, Shkelzen Jusaj, ishte i pranishëm në momentin e shitjes së parë të derivateve në këtë pikë.

Me këtë rast, si shenjë solidarizimi me situatën aktuale Jusaj ka ulur çmimet në 0.88 cent për litër. Ky çmim vlen për të gjitha llojet e automjeteve pa dallim.

Petrol Company tashmë njihet për humanizmin dhe gatishmërinë e sajë për t’i dalë në ndihmë klientëve të vet, qytetarëve tanë, përmes formave të ndryshme, për të cilën duhet përgëzuar.

Petrol Company është falënderuese për mikpritjen e ngrohtë që e patën me rastin e hapjes së pikës së re, duke u premtuar që do të jetë sa më pranë tyre me cilësi, shërbim profesional dhe oferta të panumërta.

Pikën më të re të Petrol Company, tashmë mund ta gjeni në në Skënderaj, rruga “Azem Bejta, Lagjia nr. 3.

Exit mobile version