Petrol Company vendosi që familjet e Asmir Blakaj nga Peja dhe Xhevdet Veseli nga Klina, dimrin ta presin në shtëpitë e tyre.
Shumë pak kohë ka mbetur deri te ditët e ftohta të dimrit, e fatkeqsisht në vendin tonë kemi shumë familje në nevojë që s’kanë kulm mbi kokë për ti pritur ditët e ftohta që po afrohen.
Por duke falenderuar Petrol Company për vullnetin e tyre të mirë disa nga familjet në nevojë dimrin do ta presin në shtepitë tyre të reja.
Për mes kampanjës së saj humanitare, Petrol Company tashmë po strehon 5 familje në nevojë duke ju bërë ëndërrat e tyre realitet. Petrol Company deri më tani ka ndërtuar 3 shtëpi për familjet në nevojë si dhe ka filluar ndërtimin edhe të dy shtëpive tjera në menyrë intensive që dorëzimin e çelësave ta bëjë para fillimit të dimrit.
Me qëllim të ndërtimit sa më shpejtë të 8 shtëpive, Petrol Company për klientët e saj dhe më gjërë ka bërë shumë oferta me shumë zbritje në çdo sektorë.
Sipas Petrol Company, ka tentativë nga njerëzit e ligë (Konkurenca) për përgaditjen e dezinformtës kundrejtë Petrol Company-se si: “Petrol Company fillon ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë dhe lë në gjysmë”.
Për ti shikuar reportazhet e familjeve në nevojë të cilave ju janë ndërtuar shtëpitë, ju lutem klikoni në linqet:
“Kjo është për tu ardhur keq të flitet pas një vullneti kaq të mirë, por përkundrazi kjo neve na jep vullnet dhe motiv që sa më shpejtë të jetë e mundur ti ndërtojmë këto dy shtëpi dhe ti identifikojmë edhe familjet tjera në nevojë dhe t’ua realizojmë ëndrrat e tyre”, kështu thonë udhëheqësit e këtij projekti humanitarë në Petrol Company.