Kompania e njohur për furnizim me derivate, Petrol Company ka bërë hapjen e brendit të ri të restorantit “Be Happy”, në pikën e saj në Fushë Kosovë.
Me këtë rast, pronari i kësaj kompanie, Shkelzen Jusaj, ka thënë se janë mbledhur për të promovuar brendin e ri “Be Happy” për të cilin kanë investuar shumë.
“Në bazë të hulumtimit të tregut kemi ardhur në përzgjedhjen e një menyje të shëndetshme”, ka thënë Jusaj.
Sipas tij, një gjë e tillë po ndodhë pikërisht në pikën ku para 18 vitesh filloi gjithçka, pas një periudhe shumë të ndjeshme të luftës.
“Jemi këtu gjithashtu në përvjetorin e kësaj pike”, ka thënë Jusaj, duke ftuar të mysafirët që të shijojnë disa nga specialitetet e këtij restoranti. /Telegrafi/