Telegrafi

Petritsch: Mos e shpallni pavarësinë pa koordinim me BE-në

Sipas Petritsch, Prishtina zyrtare duhet të krijojë raporte të mira me BE-në për të ecur së bashku drejt zgjidhjes së problemit të Kosovës. Kjo për faktin se, sipas diplomatit austriak, BE-ja ka nevojë për më shumë kohë që të arrijë një konsensus brenda saj mbi të ardhmen e Kosovës.

Megjithatë, Petritsch ka thënë për BBC se, pas 10 dhjetorit, BE-ja duhet të marrë përgjegjësinë dhe udhëheqjen drejt zgjidhjes së kësaj sfide. BE-ja duhet që tani të përgatisë veten për një sfidë shtesë në Kosovë dhe kjo do të vijë atëherë kur OKB-ja të mos mund të marr një vendim.