Telegrafi

Petrit Zogaj: Shqipëria ka sistem dypartiak!

Analisti Petrit Zogaj, duke folur për dallimet dhe ngjashmëritë në mes zgjedhjeve në Kosovë dhe në Shqipëri, ka theksuar se ka dallime në kulturën politike të dyja vendeve.

Në emisionin Debat plus të “RTV Dukagjini”, ai ka thënë se sistemet elektorale në Tiranë dhe Prishtinë kanë histori tjera të zhvillimit.

“Ne në Kosovë nuk e kemi atë sistem elektoral. Shqipëria e ka pasur në këtë kohë sistem dypartiak dhe me disa parti të vogla, për dallim prej Kosovës që kemi krejt një tjetër gjendje”, ka shtuar Zogaj./Telegrafi/.