Telegrafi

Petrit Selimi thotë se Lladrovci është një nga ambasadorët më të devotshëm në punë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka thënë se ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, është një nga ambasadorët që e kryejnë punën më me devotshmëri, raporton KTV .

“Debatet që i takojnë të kaluarës, mes ish-miqve dhe ish-bashkëluftëtarëve nuk i takojnë fahut të punës së MPJ-së dhe nuk kam çka komentoj për komentet që janë jashtë domenit të punës sonë”, ka thënë Selimi, i pyetur nga KTV-ja lidhur me rregulloren e MPJ-së për ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale dhe postimet e ambasadorit Lladrovci në polemikën me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, transmeton Koha.net.

Zëvendësministri Selimi ka thënë se nuk mund t’ua kufizojnë punëtorëve, por edhe shërbyesve civilë në MPJ, përdorimin e Facebookut, pasi që nuk ka bazë ligjore për një gjë të tillë dhe, sipas tij, do të paditeshin për ndalimin e fjalës së lirë.