Telegrafi

Petrit Selimi goditet në kokë me vezë (Foto/Video)

Aksioni është zhvilluar pranë objektit të Qeverisë së Kosovës, derisa Selimi ishte duke ecur rrugës.

Frashër Krasniqi, zyrtar për informim në Lëvizjen Vetëvendosje, ka pranuar se aksioni është zhvilluar nga aktivistë të kësaj lëvizje.

“Ky është aksion në vazhdën e aksioneve për pengimin e punës së zyrtarëve qeveritarë deri në tërheqjen e marrëveshjeve me Serbinë”, tha Krasniqi për KosovaPress.