Telegrafi

Petrit Halilaj zgjidhet anëtar i Akademisë së Artit Botëror në Gjermani

Petrit Halilaj

Petrit Halilaj prej vitesh ka marrë vëmendje dhe është komentuar mjaft shumë për sukseset që ka arritur në fushën e tij.

Artisti nga Kosova duket se nuk ka të ndalur dhe së fundmi u njoftua se është zgjedhur anëtar i ri i Akademisë së Artit Botëror në Këln të Gjermanisë.

Lajmi u bë i ditur nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

Petrit Halilaj

Ai theksoi se Petriti me punën e tij nuk e ka prezantuar vetëm kulturën shqiptare, por që ka vendosur edhe emrin e Kosovës në qendër të botës së artit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Petrit Halilaj

Postimi i plotë i Ajetit (pa ndërhyrje):

“Çfarë lajmi i mrekullueshëm! Artisti ynë Petrit Halilaj është zgjedhur anëtar i ri i Akademisë së Artit Botëror në Köln Akademie der Künste der Ëelt. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme dhe rruga e tij artistike është një frymëzim i madh për të gjithë. «I jashtëzakonshëm» është atributi që më së shumti i shkon për shtati Petritit, jo vetëm si njeri, por edhe artin që ai përfaqëson.

Falë kreativitetit dhe talentit të shkëlqyeshëm, Petriti me punën e tij nuk është duke prezantuar vetëm kulturën tonë shqiptare, por edhe duke e vendosur emrin e Republikës tonë në qendër të botës së artit, veprat e të cilit janë prezantuar në festivalet dhe galeritë më prestigjioze në botë!

Si anëtar i ri i akademisë, Petriti do të jetë pjesë e një institucioni me renome globale, artistësh, shkencëtarësh dhe njohës të kulturës.

Suksesi i tij i veçantë është i krahasueshëm me shumë talentë tjerë nga vendi ynë i vogël, por që tashmë ka traditë të nxjerr talentë të mëdhenj – nga Kosterrci i Skenderajit në majat e kulturës botërore.

Bravo Petrit!”. /Telegrafi/