Piktori nga Kosova, Petrit Halilaj, do ta rrëfejë historinë e atdheut të tij në qendrën “Paul Klee” në Bernë.
Halilaj (32) ka lindur në Drenicë. Gjatë luftës u arratis me familjen e tij nga fshati i lindjes. Runiku. Tani jeton në Berlin, ndërsa në qendrën “Paul Klee” në Bernë do ta paraqesë ekspozitën e tij më të re “Shkrepëtima”.
Në fshatin e tij të lindjes ndodhen zbulimet më të rëndësishme neolitike në Evropën Jugore. Gjatë ndërtimit apo riparimit të ndonjë shtëpie, ato pothuajse shfaqen në sipërfaqen e tokës. Fshatarët i mbledhin dhe i mbajnë për vete.
“Një mik i shkollës kishte mbajtur gjithmonë figurën e një hyjnie në xhepin e tij, e cila dyshohet se mund të jetë rreth 7000-vjeçare”, thotë Halilaj. “Është shumë e zakonshme që njerëzit të kenë me vete gjetje të tilla arkeologjike që i përdorin ato, për shembull, si një shpuzore”.
Ata nuk duan më gjetjet e tyre t’ia dorëzojnë shtetit. Një veprim të tillë e kishin bërë në vitet e ‘60-ta të shekullit të kaluar dhe gjërat u zhdukën në kryeqytetin e atëhershëm të Beogradit, për të mos u parë më asnjëherë.
Në 505 gjetjet e humbura të Runikut, ose fotografitë e tij, Petriti frymëzohet, iu jep formë nga balta gradualisht dhe i ndërton si skulptura në një video-instalim.
Në shtatë filma paralel, banorët e Runikut tregojnë si i kanë gjetur ato e çfarë do të thonë për ta. Ata rrëfejnë histori derisa vija mes realitetit dhe imagjinatës bëhet e paqartë. Sepse, gjithçka është vetëm një kujtim, një e kaluar e pakthyeshme.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 19 gusht 2018 në Zentrum Paul Klee në Bernë. /albinfo.ch/