Site icon Telegrafi

Petrit Gashi kryesues i bordit të AKP-së

Kuvendi i Kosovës ka kompletuar bordin Agjencisë Kosovare të Privatizimit duke zgjedhur anëtarët e propozuar nga Qeveria e Kosovës, shkruan Telegrafi.

Kryetar i Bordit të AKP-së, është zgjedhur Petrit Gashi, anëtarë Hasime Mazreku, Hamdi Jaha, Seknder Komoni, Ismajl Januzi, Haxhi Arifi, Ranko Gjokiq, Bajram Zejnullahu.

Ndryshe Petrit Gashi është profesor në Fakultetin Ekonomik dhe ish-këshilltar i ministrit Lutfi Zharku.

Hasime Mazreku ka qenë kandidate për deputete e PDK-së në Komunën e Malishevës.

Hamdi Jaha, ka qenë drejtori i Inspektoratit të Komunës së Podujevës nga LDK.

Ismail Jonuzi është ish-kandidat i LDK-së në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010, e Bajram Zejnullahu ka qenë kandidat për deputet i PDK-së në Podujevë. /Telegrafi/

Exit mobile version