Site icon Telegrafi

Petrit Çeku: Nëse Beogradi zyrtarisht kërkon falje për krimet në Kosovë, unë do ta organizoj një koncert gratis në atë qytet

Kitaristi i njohur, Petrit Çeku ka folur së fundmi gjerë e gjatë rreth karrierës së tij, gjatë një intervistë për KultPlus.

Ai ka treguar rreth dashurisë së madhe që ka për instrumentin e kitarës, dashuri e cila ka lindur që në moshë shumë të re.

I njëjti ka pohuar se ka mbajtur koncerte të shumta në Ballkan, ndërsa i pyetur nëse do të mbante ndonjë koncert në Dubai, ai dha një përgjigje shumë interesante.

“Kam miq të mirë në Beograd dhe gjatë një vizite e kam parë që është një qytet shumë interesant, por unë ende nuk kam pranuar që të performoj atje. Në qoftë se gjatë jetës sime Beogradi zyrtar kërkon falje për krimet në Kosovë, unë planifikoj ta organizoj një koncert gratis në atë qytet. Shpresoj që kjo do të ndodhë shpejt”, ka thënë ndër të tjerash Çeku. /Telegrafi/

Exit mobile version