Këngëtari i njohur i muzikës ‘rock’, Petrit Çarkaxhiu, ka prezantuar publikun projektin e tij më të ri muzikor.
“Drenushë e trembur”, mban titullin kënga e tij e re, e cila është një baladë e zhanrit ‘rock’.
Teksti dhe muzika janë realizuar nga vet Petriti, i cili gjithashtu ka luajtur në kitarë.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Stamboll të Turqisë – vendi ku aktualisht edhe jeton këngëtari.
Regjisor i videos muzikore është Genc Halimi.
Çarkaxhiu ka qenë shumë aktiv gjatë këtij viti me këngë të shumta, të cilat janë pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/