Site icon Telegrafi

Petreski: Ulja eventuale e normave të interesit varet nga disa faktorë, parashikimet janë që nuk do të ketë rritje të mëtejshme

Zvogëlimi eventual i kamatave varet nga zhvillimi aktual i ngjarjeve në nivel global, dhe nga terreni i brendshëm, nga sjellja e inflacionit në varësi të burimeve të brendshme, thotë profesori universitar Marjan Petreski në deklaratë për AIM.

Petreski thotë se nuk mund të precizojë saktësisht se kur do të ndodhë kjo, por sipas informacioneve të momentit, parashikimet janë se në periudhën e ardhshme nuk pritet rritje e mëtejshme e kamatës. Banka Qendrore Evropiane ka ngritur disa herë normat e interesit deri më tani, ndërsa Banka Popullore e ka bërë këtë në disa raste për të frenuar inflacionin, për të mbajtur të qëndrueshme monedhën kombëtare dhe për të parandaluar recesionin e ekonomisë në RMV.

“Është logjike që pas arritjes së objektivit bazë, bankat qendrore të kalojnë në fazën tjetër, në të cilën ndoshta do të ulin gradualisht normën e interesit. Kur do të fillonte një ulje e tillë, nuk mund të them me saktësi, sepse shumë varet nga zhvillimi aktual i ngjarjeve, dhe në terren edhe nga sjellja e inflacionit në varësi të burimeve të brendshme.

Të mos harrojmë se kemi ngrirë çmimet e produkteve ushqimore, për të cilën është përgjegjësi e Qeverisë, por lëvizjet mund të kenë implikime se si do të sillet autoriteti monetar sa i përket kamatës”, thekson Petreski./Telegrafi/

Exit mobile version