Delegacioni i Bashkisë së Shkupit i kryesuar nga kryetari Petre Shilegov e vizitoi qytetin e Sarajevës. Siç njoftuan nga Bashkia, vizita ka qenë me rastin e 6 Prillit – Ditë së qytetit.
Kjo datë është një prej më të rëndësishmeve në historinë e Sarajevës, dita kur shënohet përvjetori i rrethimit të Sarajevës në vitin 1992, si dhe të çlirimit në vitin 1945, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në kuadër të vizitës kthyese të Sarajevës në ftesë të kryetarit të këtij qyteti, Abdullah Skaka, Shilegov mori pjesë edhe në inaugurimin e teleferikut të ri në Sarejevë, së bashku me një numër të madh të mysafirëve, duke i përfshirë edhe prefektët e Lubjanës, Zagrebit, Dubrovnikut, Vjenës dhe të Ankarasë”, thonë nga Bashkia.
Ata më tej shtojnë se duke e pasur parasysh miqësinë tradicionale të Bashkisë së Shkupit dhe të Qytetit të Sarajevës dhe me dëshirën që të pasurohen lidhjet ekzistuese dhe bashkëpunimin midis dy qyteteve, kryetarët e dy qyteteve këmbyen mendime për vizionet zhvillimore në veprimin dhe kompetencat e drejtorive të qyteteve, ruajtjen e trashëgimisë historike, organizimin e ngjarjeve kulturore dhe zhvillimin e turizmit./Telegrafi/