Kryetari i Bashkisë Shkupit Petre Shilegov, sot ka kryer inspektim në punët ndërtimore që po zhvillohen në rrugën “Bratforska”, me ç’rast theksoi se, Shkupi hyn në një sezon ndërtimi intensiv.
“Deri në fund të marsit do të kemi një rrugë të re të rikonstruktuar, të sigurt për lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve, duke marrë parasysh atë që kryejmë meremetim të plotë të rrugës dhe të trotuareve”, theksoi Shilegov, me rastin e rikonstruktimit të rrugës “Bratforska”.
Ai shtoi se në periudhën e ardhshme do të kryhet rikonstruimi i plotë i bulevardeve “Partizanska”, “Krste Misirkov” dhe “Asnom”./Telegrafi/