Telegrafi

Petr Cech përfshihet nga Chelsea në listën e 25 lojtarëve për edicionin 2020/21 në Ligën Premier

Petr Cech është përfshirë në mënyrë të habitshme në skuadrën e Chelseat prej 25 personave për sezonin 2020/21 në Ligën Premier.

38-vjeçari është futur në listë së bashku me tre portierët e tjerë të Chelseat:  Edouard Mendy , Kepa Arrizabalaga dhe Willy Caballero.

Klubi ka lëshuar edhe deklaratë për këtë gjë: “Petr Cech është përfshirë në skuadër si mbulesë për portierë në raste të urgjencës. Ky është një hap paraprak për shkak të kushteve të pashembullta të shkaktuara aktualisht nga kriza COVID-19”.


Lista e lojtarëve të Chelseat për Ligën e Evropës


Ai është regjistruar nga klubi, pasi ka qenë pa kontratë.

Cech aktualisht është duke punuar si këshilltar teknik në klub dhe hera e fundit që bëri një paraqitje profesionale ishte finalja e Ligës së Evropës me Arsenalin, pikërisht kundër Chelsea, në maj të vitit 2019.

Çeku ka bërë 494 paraqitje për Chelsea nga sezonin 2004-15. /Telegrafi/