Telegrafi

Petkovski u takua me shefin e OSBE: Nuk ka kushte elementare për zgjedhje të drejta

Kryetari i PRSD, Tito Petkovski sot në takimin me shefin e misionit mbikëqyrës të OSBE/ODIHR në Maqedoni, Jan Petersen, ka informuar se për PRSD, si dhe për partitë tjera opozitare, nuk ekzistojnë asnjëfarë parakushte elementare për mbajtje të zgjedhjeve të drejta dhe të lira në 5 qershor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Kanë mbetur të pazgjidhur problemet me pastrimin e listës zgjedhore, partia në pushtet tërësisht i ka bllokuar përpjekjet për fillimin e reformave në media me qëllim të vazhdimit të keqpërdorimit të tyre për qëllime propagandistike, jemi dëshmitarë të keqpërdorimit plotësues të aparatit dhe resurseve shtetërore për qëllime partiake të VMRO-DPMNE, respektivisht tërë kapacitetet shtetërore janë të nënshtruar dhe të instrumentalizuar, ndërsa komisioni anketues në Kuvend nuk funksionoi tërësisht. Praktikisht të gjithë obligimet të cilat VMRO-DPMNE i ndërmori në kuadër të marrëveshjes së Përzhinos janë tërësisht të parealizuara“, ka theksuar Petkovski në këtë takim.

Petkovski ka vlerësuar se me vendimin për falje të Ivanovit, është bërë minim i tërësishëm i Marrëveshjes së Përzhinos.

„Me faljen dolën në sipërfaqe dy çështje. E para, përpjekja e partisë në pushtet për të suspenduar punën e PSP, dhe e dyta, u pranua kriminali për të cilin janë të dyshuar lideri dhe kreu i ngushtë i VMRO-DPMNE“, ka thënë Petkovski./Telegrafi/