Site icon Telegrafi

Petkovski: Një njësi zgjedhore dhe lista të hapura (Video)

Partia e re Social Demokratike (PRSD) e mbajti kongresin e katërt të rregullt, me 500 delegatë nga më shumë qytete. Në fjalimin para të pranishmëve, kryetari i deritanishëm i partisë Tito Petkovski, i cili udhëheq me këtë parti që nga fillimi, përkatësisht që 13 vite, tha se paraqitja në zgjedhje pa dy partitë më të mëdha politike, ishte vetëvrasje politike, sipas Modelit të Dontovit të llogaritjes së votave. “Optimizmin e shoh në ndryshimet eventuale të ligjit për zgjedhje, në drejtim të një njësie zgjedhore dhe lista të hapura, dhe shkalle më e ulët për hyrje në parlament”, tha Petkovski.

“Paraqitja në zgjedhje jashtë dy blloqeve politike, paraqet vetëvrasje politike, në kushte kur mandatet ndahen sipas modelit të Dontovit, por kjo u kuvendon vetëm partive politike më të mëdha. Ai model zgjedhor i favorizon partitë me anëtarësi të madhe, ndërsa i relativizon partitë më të vogla pavarësisht cilësisë dhe programit politik. Shpresoj se jo vetëm PRSD-ja, por edhe partitë më të vogla politike në zgjedhjet e ardhshme, do të kemi mundësi ta arsyetojmë ekzistimin tonë përmes paraqitjes sonë, vetëm, në zgjedhje”, tha Tito Petkovski. TV 21

Exit mobile version