Kryetari i PRSD, Tito Petkovski, thotë që vendimi i BDI për tërheqje të ministrave nga Qeveria hap disa skenarë të mundshëm për zhvillim të ngjarjeve, por sipas asaj se si kanë rrjedhur gjërat në të kaluarën, hapi i integristëve është skenar në marrëveshje me VMRO-DPMNE për betonim të 5 qershorit si datë e zgjedhjeve.
Për shkak të vendimit të BDI, bie qeveria dhe menjëherë mund të shpallen zgjedhjet. Mund të krijohet qeveri e koalicionit të gjerë ose po të krijohet shumicë e re parlamentare e cila do të zgjidhte një qeveri pa VMRO-DPMNE. Në Kushtetutë nuk ka asnjë pengesë për të gjithë këto variante. Por duke u nisur nga ajo se si këto dy parti kanë funksionuar deri më tani, kjo është një marrëveshje me VMRO. Njoftimi i BDI i cili mbrëmë iu dërgua mediave është shumë i turbullt dhe nuk flet për qëllimet e tyre – thotë Petkovski. /Telegrafi/