Telegrafi

Petkovski: Nëse OBRM-PDUKM-ja refuzon ta dorëzojë pushtetin, mund të detyrohet për këtë gjë

“Në Maqedoni nuk mund të formohen institucione paralele qeverisëse, edhe përkrah rezistencës së OBRM-PDUKM-së për ta dorëzuar pushtetin”, thekson ish-kryetari i Kuvendit, Tito Petkovski. Sipas tij, ministrat e OBRM-PDUKM-së tani janë pjesë e pakicës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Petkovski faktin që edhe pas pesë muajve nga zgjedhjet parlamentare vendin e udhëheq një qeveri teknike, e quan të pashembullt.

Kabineti i ri qeveritar i cili do të formohet me ose pa mandatin e presidentit Ivanov, sipas Petkovskit, do t’i merr kompetencat në ministri, ndërsa refuzimi i OBRM-PDUKM-së ta dorëzojë pushtetin do të thotë që ata mund edhe të detyrohen për atë.

Refuzimi i OBRM-PDUKM-së të lejojë transferim të pushtetit, sipas Petkovskit është primitivizëm, duke përfdhirë faktin që ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, akoma nuk ia ka lëshuar kabinetin Talat Xhaferit./Telegrafi/