Në prani të 500 delegatëve Partia e Re Socialdemokrate sot në Shkup po mban kongresin e katërt, në të cilin përkrah kryetarit të partisë do të zgjedhen edhe anëtarët e Komitetit Qendror dhe Mbikëqyrës, ndërsa do të miratohet edhe platforma e kësaj partie.
Kandidati i vetëm për kryetar i PRSD-së, Tito Petkovski, në fjalimin e tij tha se është vetëvrasje politike që në zgjedhje të shkohet jashtë dy partive më të mëdha maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Petkovski ka folur edhe për çështjen e emrit me Greqinë, duke thënë se Maqedonia është afër për të zgjidhur këtë kontest, por edhe paralajmëroi se grekët janë tregtarë të shkëlqyeshëm dhe negociues edhe më të mirë.
“Ata janë tregtarë të shkëlqyeshëm dhe negociues edhe më të mirë. Nuk e them unë këtë për herë të parë. Politika zyrtare greke, shteti grek, sidomos pas pavarësimit nuk kanë dashur asnjëherë të ekzistojë gjuha maqedonase, e as shteti maqedonase. Por mendoj se jemi afër arritjes së marrëveshjes për çështjen e emrit”, tha Petkovski./Telegrafi/