Site icon Telegrafi

Petkovski: Ekspertë të huaj dhe vendor do të debatojnë për simbolet shtetërore

“Çështja për simbolet shtetërore, himnin, flamurin dhe stemën, janë tema që do të hapen debate nga ekspertë, shkencëtarë dhe partitë politike të cilët do të bisedojnë për atë që i ndanë dhe atë që i bashkon bashkësitë etnike”, deklaroi Tito Petkovski, në një emision në TV24, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Së pari, kjo nuk është temë e cila është kërkesë që të nënshkruhet marrëveshje për koalicionim. Këto janë çështje për të cilat duhet të hapet debat. Ekspertë, shkencëtarë, parti politike dhe tjerë, nga vendi dhe nga jashtë do të ulen për të diskutuar se çfarë i ndan bashkësitë etnike dhe cila është ajo që mund t’i afrojë ata dhe të vendosen ura”, deklaroi Petkovski.

Exit mobile version