“Ka moskujdesje sistematike nga ana e institucioneve për atë se gazetarët e kanë kushte për punë. Nga ana tjetër, një pjesë e institucioneve viteve të kaluara në mënyrë sistematike pamundësojnë punën normale të gazetarëve”, deklaroi Biljana Petkovska, drejtore e Institutit të Maqedonisë për Media, në interistën javore për Radio Evropa e Lirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mendoj se prova më e mirë për atë sa shteti kujdeset për mbrojtje të gazetarëve është vendimi i fundit i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, e cila në gjykimin Selmanit dhe të tjerëve kundër Maqedonisë, qartë vendosi në të mirë të paditësve dhe konfirmoi se shteti nuk ka arritur të garantojë të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të drejtën për gjykim të drejtë të gazetarëve, të cilët më 24 dhjetor u dëbuan brutalisht nga Parlamenti. Epizod i ngjashëm ndodhi edhe këtë radhë më 27 prill, ku sërish gazetarët u sulmuan fizikisht, përderisa e bënin punën e tyre normale edhe atë në një institucion në të cilin në një shtet normal paraqet tempullin e demokracisë ose vendi ku gazetarët duhet të shijojnë lirinë maksimale të punës së tyre”, deklaroi Petkovska./Telegrafi/