Politikani serb nga Kosova Sllavisha Petkoviq, ka thënë se nuk pret që një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës e Serbisë të ndodhë këtë vit.
Petkoviq deklaroi se çështja e taksës nuk do duhej të zinte vend në këtë kohë pasi do duhej të flitej për vende të reja pune dhe t’i jepej hapësirë vazhdimit të dialogut.
”Në Serbi 99% janë kompani private. Kështu nuk mund të ndiqet politika, flasim për përgjegjësi. Në vend që të flasim për vendet e punës ne flasim për taksat 100%. E pranoj që kjo është jashtë mendjes së shëndoshë”.
”Këtë që ju tash e thoni, problemi juaj që keni ministra të paaftë të punëve të jashtme. Është problemi që ata se bëjnë siç duhet punën e tyre. Unë pata thënë që sivjet s’do të arrihet asnjë marrëveshje. Është dashur të jenë zgjedhjet dhe për një kohë të shkurtër s’mund të formoheshin institucionet”, tha Petkoviq, në Info Magazinen e Klan Kosovës.
”Vazhdimi i dialogut nuk do të ndodhë sepse nuk mund të pajtohemi me disa nga idetë. Nuk duhet të kërkohet me çdo kusht marrëveshja”.
”Ajo duhet të kërkohet ndër vite të tëra. Marrëveshja nuk guxon të limitohet dhe detyrohet. Kemi humbur sa e sa vite me këto negociata fantome, dhe derisa nuk zgjidhen këto çështje – s’ka asgjë rreth asaj. Duhet të bëhet shumë mes komunitetit serbë dhe shqiptarë”.
Duke debatuar me zëvendësministrin e FSK-së, Burim Ramadani, Petkoviq i ka thënë atij se “Ministria ku jeni zëvendësministër, Kushtetuta iu thotë qartë se si bëhet transformimi i ushtrisë, ju i keni bërë ligjet ju mendoni se mund të punoni në Parlament dhe kjo nuk është mirë sepse na keni bërë me dije se mund të anashkaloni Kushtetutën”.
”Secili jurist do t’ua thoshte, më e fuqishme është marrëveshja ndërkombëtare, negociatat rreth Asociacionit thirren në Kushtetutë. Për shkak të këtyre gjërave mund të jap shumë shembuj që s’mund të bëjmë terrorizim politik.
”Që të vijnë deri tek njohja reciproke a e dini sa gjëra duhet të bëhen? Kam qenë kryesues i komisionit për standarde dhe dikush i NATO-s tha lërini standardet vazhdojmë me status”, tha politikani serb.