Site icon Telegrafi

Petkoviq: Edi Rama a është kryeministri i Shqipërisë, apo i Kosovës?

Kryetari i Iniciativës Qytetare, Sllavisha Petkoviq, e ka komentuar takimin e djeshëm të qeverive shqiptare në Pejë.

Ai ka thënë se kryeministri shqiptar, Edi Rama me deklaratat e tij e ka provokuar situatën, jo takimi që kanë mbajtur dy qeveritë.

“Ju shqiptarët këtu në Kosovë mund të thoni çfarë ju dëshironi, mirëpo a e doni për kryeministër Edi Ramën, apo e keni kryeministrin tuaj”, ka thënë Petkoviq në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Nëse vjen Edi Rama këtu dhe ju mban ligjërata dhe aktron shqiptarin më të madh, atëherë ju keni problem të cilin duhet t’i zgjidhni. A e pranoni Ramën për kryeministër, ju mund edhe ta pranoni, ne nuk e pranojmë. Por nuk jam i sigurt se për kryeministër Ramën do ta pranojnë edhe shqiptarët e Kosovës… Kjo dje nuk i është dashur Edi Ramës, që ai të vendoset mbi të gjithë shqiptarët si baba i kombit”, tha ai.

Petkoviq, ka thënë se raportet ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë pas këtyre deklaratave do të ashpërsohen dhe do të bien në minimumin e minimumit.

Exit mobile version